Historiku i Kompanisë

Kompani ndërtimore që nga viti 1999

Me mbi 21 vite përvojë pune në industrinë e ndërtimit.

Pronari i kompanisë Bedri Prishtina kishte përvojë dhe ide për punë menagjimi në ndërtimtari, menjëherë në fund të vitit 1999 filloi në sigurimin e ekspertëve dhe punëtorëve që kishin përvojë në ndërtimtari, bleu Fabrikën e Betonit, hapi fabrikën e dyerëve dhe të dritareve plastike, siguroi mjetet për punë, mekanizmin dhe aparaturën për ndërtim, mjetet e transportit dhe të gjitha gjërat e nevojshme për punë të sukseshme.
Me kalimin e kohës mekanizmi për punë rritej, siguroheshin ato më modernet, kuptohet me këtë edhe numri i të punësuarëve gradualisht rritej. Kështu Bedriu formoi Ndërmarrjen Tregëtare Ndërimore, që nga viti 1999, kompani me një traditë dhe përvojë të gjatë në industrinë e ndërtimit, të cilën mund ta quajmë edhe lider në Kosovë.

Vlerat tona thelbësore

Për të formuar marrëdhënie afatgjata me vlerë me klientët dhe partnerët tanë, duke përdorur ndërtim cilësorë dhe përdorim të burimeve më të mira dhe teknikave më të fundit.

Kompani lidere në përmbushjen e kërkesave  të klientit, inovacion, profesionalizëm dhe zgjidhje me cilësi superiore.Ekipi ynë është i përbërë nga përsosshmëria teknike dhe mirëkuptimin superior ndaj kërkesave dhe nevojave të klientit.Ne jemi të përkushtuar për të bashkëpunuar me partnerët dhe klientët që shtojnë vlerë dhe vazhdimisht i tejkalojnë pritshmëritë.

Tregtia synon të sigurojë standardet më të larta të cilësisë dhe shërbimit në industrinë e ndërtimit, duke ia ofruar klientit produktin më të mirë dhe më cilësore.