Politikat e Privatësisë

Shkurtimisht për Politikën tonë të Privatësisë

  1. Ne nuk do të abuzojmë asnjëherë dhe në asnjë mënyrë me informacionet tuaja personale.
  2. Të dhënat që kemi për ju nuk do t’i kalojnë asnjë pale të tretë, përveç rasteve kur kërkohen nga organet e drejtësisë.
  3. Ne nuk do t’ju dërgojmë me e-mail mesazhe të cilat ju nuk i keni kërkuar, përveç mesazheve që kanë lidhje me transaksione të rëndësishme.
  4. Ju do të keni gjatë gjithë kohës mundësi të ndërprisni shpejt dhe pa vështirësi abonimin që keni bërë për çfarëdolloj komunikimi me ne me anë të postës elektronike.

Deklarata e Tregtia sh.p.k. për Politikën e Ruajtjen së Fshehtësisë

Për kompaninë tonë, ruajtja e të dhënave personale të klientëve është një çështje e rëndësishme.
Ky dokument është përgatitur në bazë të Ligjit Nr. 06 / L -082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në tekstin e mëtejmë: “Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”) dhe shpjegon kërkesat ligjore dhe detyrimet tona lidhur me mbrojtjen e të dhënave tuaja personale.

Mbledhja dhe Përpunimi i të Dhënave Personale

Të dhënat personale janë informacionet tuaja të identifikimit, psh: emri juaj, adresa, adresa postare ose e e-mail-it. Tregtia nuk i mbledh të dhënat tuaja personale përveçse kur ju i jepni vetë ato, psh. kur bëni kontratë shitblerjeje/qiraje me kompaninë tonë ose regjitstroheni në uebsajt tonin për të pranuara informata me email nga ana jonë.

Përdorimi dhe Shqyrtimi i të Dhënave tuaja Personale

Tregtia do të përdorë të dhënat tuaja personale eskluzivisht për qëllime të administrimit teknik të faqes së internetit, për t’ju dhënë hyrje në informacione specifike, ose për komunikim të përgjithshëm me ju.Tregtia asnjëherë nuk do t’ia shesë të dhënat tuaja personale një pale të tretë dhe as nuk do t’i tregtojë tjetërkund. Punonjësit e Tregtia-s janë të detyruar të respektojnë privatësinë e të dhënave tuaja dhe të pajtohen me kontratën e shqyrtimit konfidencial.

Liria e Zgjedhjes

Ju keni kontroll mbi informacionet që i jepni Tregtia-s për personin tuaj. Sidoqoftë, nëse zgjidhni që Tregtia të mos ketë të drejtë të përdorë infomacionin. Përdoruesit të cilët vendosin të ndërpresin abonimin në buletinin tonë, mund ta bëjnë këtë duke shkruar në adresën tonë të e-mail-it.

Informacioni i regjistruar automatikisht (të dhëna jo-personale)

Kur ju hyni në faqen e internetit të Tregtia (www.tregtia.net), informacione të përgjithshme jo-personale (programi hapës që përdorni në internet, numri i vizitave, koha që shpenzoni mesatarisht në këtë faqe, faqet që keni parë) regjistrohen automatikisht (jo si pjesë e regjistrimit që bëni). Këto informacione përdoren si instrument matës për efektin e faqes tonë të internetit dhe për të përmirësuar përmbajtjen dhe funksionimin e saj. Të dhënat tuaja nuk përpunohen më tej dhe as nuk transmetohen diku tjetër.

Cookies (Biskotat)

Cookies (biskotat) janë dosje të vogla që depozitohen përkohësisht në hard disk-un tuaj, dhe i japin sitit tonë mundësinë ta njohë kompjuterin herën tjetër që vizitoni faqen e internetit të Tregtia-së. Tregtia përdor Cookies eskluzivisht për të mbledhur informacione që kanë të bëjnë me përdorimin e faqes sonë të internetit.

Siguria

Tregtia kujdeset shumë për të garantuar sigurinë e të dhënave personale. Të dhënat janë të mbrojtura me kujdes nga humbja, shkatërrimi, shtrëmbërimi/falsifikimi, manipulimi dhe nga hyrja e paautorizuar ose përdorimi i paautorizuar.

Të Miturit

Tregtia i këshillon të gjithë prindërit dhe kujdestarët që t’u mësojnë fëmijëve përdorim të kujdesshëm e të përgjegjshëm të të dhënave të tyre personale në internet. Minorenët nuk duhet të transmetojnë të dhënat e tyre personale në faqen e internetit të Tregtia-s pa lejen e prindërve ose të kujdestarëve. Tregtia asnjëherë nuk do të grumbullojë të dhëna personale nga fëmijët, t’i përdorë ose t’i mundësojë ato pa leje për ndonjë palë të tretë.

Lidhjet me faqet e tjera të internetit

Kjo deklaratë për ruajtjen e fshehtësisë është e vlefshme për faqen e internetit www.tregtia.net drejtuar nga Tregtia. Kur largoheni nga faqja e Tregtia-s, ju lutemi sigurohuni që të lexoni deklaratën e ruajtjes së fshehtësisë për secilën faqe interneti që mbledh informacione personale identifikimi.

E drejta e informimit

Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me politikat tona të ruajtjes së fshehtësisë ose përpunimit të të dhënave tuaja, ju lutemi të kontaktoni përfaqësuesin tonë të Ruajtjes së Fshehtësisë: info@tregtia.net

Në rast bërjeje të kërkesës, do të infomoheni sa më shpejt –sipas i legjislacionit në fuqi – për secilën nga të dhënat që mund të jenë mbledhur për ju kur keni vizituar faqen e internetit të Tregtia (www.tregtia.net).

Komunikimi i ndryshimeve

Çdo ndryshim i politikës tonë të fshehtësisë do të vendoset në këtë deklaratë, në faqen e internetit dhe në çdo vend tjetër që ne e konsiderojmë si të përshtatshëm.

Ndryshimi i fundit: Gusht 2020