- 038 601 028
- info@tregtia.biz
- Mon - Sat : 08 am - 16.00 pm
Kodrina Masterplan
Lagja Kodrina përbëhet prej 11 blloqeve të banimit, 1 bllok të afarizmit-banimit, 4 blloqe për ndërtesat e infrastrukturës publike dhe 1 bllok për park publik.Plani i propozuar është gjithëpërfshirës , ka përdorime dhe shërbime mikse.Të gjitha ndërtesat janë të lidhura me rrjetin e gjelbërimit si të bllokut ashtu edhe të zonës. Hapësirat e gjelbëruara në këtë lagje, kanë sipërfaqe, forma dhe funksione të ndryshme, të gjitha ndikojnë në përmirësimin e cilësisë së mjedisit të zonës. Organizimi dhe përdorimi i hapësirave është projektuar në atë mënyrë, ku qasja, lëvizja e banorëve është parësore.
Blloqet kanë karakter gjithëpërfshirës sa i përket shpërndarjes së shërbimeve dhe lidhjes së aspekteve mjedisore e sociale. Sipërfaqja e ndërtueshme e blloqeve është e organizuar në atë mënyrë që etazhet e lamelave të ndryshojnë, sepse janë të përshtatura me relievin dhe me elementet tjera siç është orientimi. Po ashtu blloqet janë të pozicionuara në atë mënyrë që të krijohen hapësira brenda sipërfaqes së tij, ku vet këto hapësira krijojnë identitetin e këtyre blloqeve dhe gjithë Kodrinës, si lagje unike, me karakter të veçantë urban.
Projektuar nga: Studio Libeskind
Studio Libeskind Daniel dhe partnerja i tij Nina Libeskind krijuan Studio Daniel Libeskind në Berlin, Gjermani, në vitin 1989.Studio Libeskind është e përfshirë në projektimin dhe realizimin e një sërë projektesh urbane, kulturore dhe komerciale në të gjithë globin.
Ajo mishëron në vete bashkëpunimin e arkitektëve dhe projektuesve të cilët besojnë se arkitektura është një praktikë optimizmi. Qasja e tyre ndaj projekteve bëhet në atë mënyrë që të arrihet krijimi i vendeve të cilat vlerësohen të jenë të mahnitshme, të mrekullueshme, duke besuar në të ardhmen, por gjithashtu duke kujtuar të kaluarën.Arkitektura e Studio Libeskind del nga ideja që një ndërtesë duhet të jetë ekspresive dhe të pasqyrojë jetën bashkëkohore.Inovacioni është thelbi i procesit të tyre të dizajnimit, duke besuar se dizajni i guximshëm duhet të realizohet përmes teknologjisë së qëndrueshme dhe se arti i arkitekturës qëndron në krijimin e një impakti maksimal brenda kufizimeve të buxheteve dhe funksionalitetit